
Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lealba Pelinku e ka konsideruar sukses finalizimin e punës së KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.
E pyetur lidhur me problematikat në këtë proces, Pelinku pohoi për MCN TV se ka pasur probleme në disa qendra votimi për shkak të operatorëve që duhet të mbulonin pajisjet e identifikimit elektronik.
“Nëse do t’i referohemi ditës së sotme ku ishte finalizimi i gjithë asaj pune kolosale do ta quaja fitore. Pjesa më e madhe e problemeve ka qenë për shkak të operatorëve që duhet të mbulonin pajisjet. Ka raste kur procesi ka nisur me identifikim elektronik dhe ka vijuar me manual”, tha Pelinku.



