
Kryeminstri Edi Rama ka mbledhur sot koordinatorët e Veriut në Velipojë, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që njëherësh është edhe koordinator politik i PS për qarkun e Lezhës.
Të pranishëm në mbledhje ishin edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, deputeti Tom Doshi, ndërsa ra në sy mungesa e deputetit socialist, Ditmir Bushati.
Gjithashtu, në këtë mbledhje është diskutuar mbi buxhetet e bashkive, borxhet dhe projektet aktuale.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, është shprehur se vetëm 4% e buxhetit të bashkisë është përdorur për investime dhe shumica ka shkuar për rroga.
Ndreu e cilëson administratën jo efiçente dhe sipas tij, kjo është një kosto e lartë për taksapaguesit.
Kujtojmë, se kryeministri Rama ka treguar një vëmendje të veçantë për qarkun e Shkodrës, sidomos pas largimit të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri.
Ky i fundit është akuzuar nga PD-ja se ka qenë i dënuar më parë në Itali, çka e bën atë subjekt të ligjit të dekriminalizimit.



