Vota e diasporës/ Celibashi: Fletët e votimit në Evropë dhe kontinentet e tjera shpërndahen nga 15 prilli

Vota e diasporës/ Celibashi: Fletët e votimit në Evropë dhe kontinentet e tjera shpërndahen nga 15 prilli

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit do të mbërrijnë në Evropë nga data 15 deri më 22 prill.

Ndërsa sa i përket kontinenteve të tjera, fletët e votimit do të mbërrijnë nga data 15 deri më 25 prill.

Celibashi ndau në rrjetet sociale një udhëzues mbi procedurën e votimit të shqiptarëve jashtë vendit, ku sqarohen këshillat kryesore mbi hapat që duhen ndjekur.

Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes.

Nuk do të shpenzoni asgjë. Posta paguhet nga KQZ.

Mos e vononi, çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë. Zëri juaj ka rëndësi.

Numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245 935 zgjedhës, ndërkohë që në total brenda dhe jashtë vendit të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë. 

Ndër ta 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy