Gjebra: Opozita baltë e shpifje mbi figurën time, do përballet me ligjin

Gjebra: Opozita baltë e shpifje mbi figurën time, do përballet me ligjin

Pas akuzave të ditëve të fundit si e përfshirë në Dosjen “Habilaj”, ish-zv/Ministrja e Punëve të Brendshme Elena Gjebren, ka reaguar duke deklaruar se asgjë asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Socialiste, thekson se sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.
 
Gjebrea pritet të pyetet nga Prokuroria për një episod që e lidh atë me makinen Audi A8 me targë AA 003 GB të ish–ministrit Saimir Tahiri, në kohën kur ky mjet përdorej nga Habilajt.

Statusi i Plotë:

Sqarim:

Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithe jetes dhe karrieres time.

Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.

Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.

Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.

Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese. 
Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.

Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t’i garantoj për pastërtinë e figures time.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy