Integrimi “bashkon” PS dhe PD/ Kume: Rezultat i reflektimit të palëve politike nga mesazhet e Brukselit (VIDEO)

Integrimi “bashkon” PS dhe PD/ Kume: Rezultat i reflektimit të palëve politike nga mesazhet e Brukselit (VIDEO)

 

Në seancën e fundit parlamentare, 114 ligjvënës i dhanë dritën jeshile dokumentit që lidhet me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian, duke shënuar një nga rastet e rralla të dakordësisë së gjerë politike.

 

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në “MCN Live”, e sheh këtë zhvillim si rezultat të reflektimit të palëve politike ndaj mesazheve të ardhura nga Brukseli zyrtar.

 

Diskursi politik në Shqipëri dihet se është mjaft i polarizuar, por në 24 orët e fundit para miratimit të rezolutës, në momentin kur u mblodh edhe Komisioni i Jashtëm Parlamentar, nisi një diskutim mes dy palëve politike, opozitës dhe mazhorancës, të cilat arritën në një dokument të përbashkët. 

 

Dokumenti kishte përfshirë një sërë rekomandimesh të propozuara nga opozita, gjë që ndodh shumë rrallë në raste të tilla.

 

Duhet thënë se dokumenti kishte përthithur mjaft rekomandime të bëra nga opozita, çka ndodh shumë rrallë, që amendamentet e opozitës të pranohen në një rezolutë. 

 

 

Mesazhet e ardhura nga zyrtarët evropianë kanë ndikuar në afrimin e qëndrimeve mes palëve politike shqiptare.

 

Përmendim këtu kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, si edhe raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht bashkëpunim dhe përgjegjësi nga të dyja palët politike në funksion të procesit të integrimit europian.

 

Me sa duket, të dyja palët politike kanë reflektuar ndaj mesazheve që kanë ardhur nga Brukseli dhe kjo u pa edhe në këtë rezolutë të përbashkët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy