Deputeti i opozitës parlamentare, Edmond Stojku, në një intervistë për emisionin ‘Në Fokus’ në TvT, foli për listat e hapura. I pyetur nëse kjo i shërben maxhorancës dhe nëse ata po përdoren prej saj ai u përgjigj:
“Konspiracionet janë të ndryshme. Kur kishte konspiracion për COVID-19 dhe popullata diskutonte në rrjetet sociale nëse do të na vendosin çipin apo jo, do na kontrrollojnë jetën apo, natyrisht konspiracion do të ketë edhe në politikë. Të jesh i sigurtë se ky lloj konspiracioni nuk ekziston sepse në fund fare partitë e kryetarëve nuk vetësakrifikohen, nuk vetëvriten. Pra nuk mund të jenë ata të cilat mund të marrin nisma të tills, aq më tepër të iniciojnë një palë për të marrë këtë nismë. Në këtë rast maxhoranca është e detyruar të jetë në krahun tonë, në kuptimin e numrave. Nëse maxhoranca do të bënte një gabim, që do të ishte historik, të blinte ato 6-7 vota që do t'i duhen për ndryshime të pjesshme në zgjedhore, atëherë besueshmëria e procesit do të binte që në parlament. Është hera e parë që maxhoranca nuk mundet dhe nuk do ta bëjë trafikimin e votave, se ne për këtë e kemi ngritur këtë kauzë, që është vjedhja e votave, liria e votimit, e vërtetë e këtij votimi.”
Ndërkohë i pyetur se përse është dakord që të hiqen koalicionet para zgjedhjeve, Stojku deklaron:
“Rast unikal ka dhe ne e kemi shumë afër, është Kosova. Vetë listat e hapura përjashtojnë koalicionet. Pika e shtuar për të mos patur koalicione është e hapur, nuk është taksative që nuk do të ndodhi. Po të shohim në Kosovë PSD e Shpend Ahmeti kandidoi me Haradinajn. Asnjë deputet i Shpend Ahmetit nuk fitoi nga ajo listë sepse primare kishte partinë e Haradinajt. Listat e Hapura përjashtojnë koalicionet dhe rrisin konkurencën brenda partive politike. Sa e do zona një deputet që kandidon? Sa e vlerësojnë njerëzit? Cili është niveli i komunikimit? Janë shumë kritere të cilat në fund fare rrisin cilësinë. Për herë të parë cilësia mund të jetë më e madhe në krahasim me të gjithë parlamentet që kanë qenë deri më sot.”



