
Kryetari i PD, Lulzim Basha po mban sot një bashkëbisedim me të rinj që kanë vështirësi ta përfundojnë universitetin.
Gjatë këtij takimi ai u njoh me vështirësitë që po kalojnë të rinjtë studentë të cilët detyrohen të punojnë për të siguruar shkollimin e tyre. Ata u shprehen se në pamundësi ekonomike, detyrohen të largohen nga vendi.
Kësisoj kreu i PD, tha se për të ndryshuar këtë situatë, duhet bashkuar energjitë rinore.
“Vendimi ju takon ju. Vendimin do e merrni me 25 prill, do pranoni këtu kushte apo do ndryshojmë. Do vazhdojmë kështu apo do ndryshojmë. Kam bindjen që do ndryshojmë. Dy rrugë ka. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Juve mund tju duket paradoks, por kurrë ndryshimi nuk ka ardhur pa qënë rinia përballë. Një gjë i bashkon, bindja e rinisë se mund tja dalin. Gjërat e pamunduar mund të bëhen. Para 10 vitesh shqiptarët nuk mund të lëviznin në zonën Shengel. Duket sikur do ju thoje do fluturoje në kozmos. Sot pa asnjë penges mund të lëvizin. Nuk është thjesht një objektiv abstrakt, eshtë shumë i prekshëm. Ndryshimi që PD synon ta sjellë mund ta prekni të gjithë ju, në eknomi kryesisht, për ju për prindërit tuaj. Ajo që na duhet është të bashkojmë energjinë.
Asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli, të qëndrojmë në shtëpi do të thotë mos të ketë ndyshime. Të gjithë shqiptarët vuajnë ata janë në rregull. Kryeministri është në rregull, vetëm flet. Kurrë nuk ka qënë me e thjeshtë dhe më e qartë zgjedhja që duhet bëhë. Thirrja kryesore që kam për ju në qoftë se keni vendosur për ta ndryshuar të gjithë bashkë do e bëjmë realitet. Fondet e shtetit do të shkojnë për interesat tuaj”, u shpreh Basha.
Basha iu tha të rinjve se rruga e vetme është ndryshimi dhe vendosja e politikës në shërbim të njerëzve.
“Resursi, burimi, forca më e madhe që kemi për të ndryshuar është një politikë në shërbim të njerëzve. Investimi më i madh i kundërshtarit tonë politik sot në qeveri është të zhbëjë besimin tek politika si instrument ndryshimi. Kjo është një qeveri dhe ky është një kryeministër që mendon vetëm për veten, nuk mendon për njerëzit. Dhe pastaj mundohet të shkatërroje instrumentin e vetëm një njeh demokracia për ndryshim që është investimi të një vizion i ri, të një energji e re, te një përqasje e re. Jo thjesht një ndryshim karrigesh, një ndryshim përqasje.
Një politikë në shërbim të njerëzve, një politikë e cila i vë interesat e qytetarëve te parat është forca e vetme që mund të sjellë ndryshimin. Dhe i gjithë investimi i tyre përdoret për të shkatërruar besimin që ky ndryshim nuk ndodh për të thënë që kështu është e thënë, kështu është e shkruar, nuk ndryshon dot. Shqipëria kështu e ka fatin të shkruar, ne kështu e kemi fatin të shkruar, s’kemi asnjë rrugë tjetër. O të ulim kokën, o të largohemi nga vendi. Jo, nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu pas 25 prillit. besoj që ky të jetë një motiv i mjaftueshëm për të na bërë të gjithëve bashkë dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë familjet shqiptare pavarësisht bindjeve politike dhe ndryshimin që kërkon dhe meriton në veçanti rinia shqiptare.
Dy rrugë ka. Ose të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë, ose ta dorëzojmë vendin në duart e të keqes. Ju mund të ju duket paradoks, se me siguri mendja ta do që ndryshimi të vijë nga ata që kanë më shumë përvojë e më shumë përgjegjësi, por kurrë ndryshimi nuk ka ardhur pa qenë rinia në ballë të ndryshimit. Ajo që na duhet është të bashkojmë energjinë rinore rreth këtij synimi. Edhe njëherë, asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli.
Të qëndrosh në shtëpi do të thotë të vazhdojmë kështu si jemi dhe synimi kryesor i kësaj qeverie 7 vite ka bërë premtime dhe s’ka mbajtur asnjë premtim, është që të vazhdojë kështu siç është. Janë të vetmit që nuk e duan ndryshimin. Pse? Ata janë në rregull. Të gjithë shqiptarët vuajnë, ata janë në rregull. Pra, kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë dhe më e qartë zgjedhja që duhet bërë. Do të vazhdojmë këtu ku jemi, kështu siç jemi apo do ta ndryshojmë? Dhe thirrja kryesore që kam për ju është që në qoftë se jeni të vendosur për ta ndryshuar dijeni që e kemi bashkërisht në dorë ndryshimin.
Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti. Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi.
Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti… E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare”., u shpreh Basha.



