Vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë,  PS forcë e parë në Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Korçë

Vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë, PS forcë e parë në Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Korçë

Vijon procesi i numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë në bashkitë e mëdha të vendit. Deri në këto momente PS në Durrës ka grumbulluar  29961 vota të përkthyera në 29 mandate, ndërkohë që “Bashkë Fitojmë” ka marrë  14411 vota të cilat përkthehen në 13 mandate. E treta në listë renditet PD-ja zyrtare 5603 vota ose 5 mandate. Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ deri në këto momente janë numëruar 231 QV nga 342 në total.

Po ashtu në Shkodër kryeson PS me 15377 vota të marra (18 mandate). Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka marrë deri më tani 11261 vota të përkthyera në 13 mandate. 12 mandate i ka fituar Partia Socialdemokrate pasi ka grumbulluar 10996 vota. Dhe në vend të katërt me 5 mandate renditet PD-ja zyrtare. Deri më tani janë numëruar 217 QV nga 247 në total.

33 mandate ka fituar PS në Tiranë pasi ka grumbulluar deri në këto momente 74861 për Këshillat Bashkiakë. “Bashkë Fitojmë” ka grumbulluar 35724 vota që përkthehen në 6 mandate. 4 mandate  kanë shkuar për PD-në zyrtare e cila deri më tani ka mbledhur 10091 vota. Sipas KQZ janë numëruar 498 QV nga 941 në total.

116 QV nga 158 në total janë numëruar në Korçë deri në këto momente. 23 mandate të Këshillit Bashkiak kanë shkuar për PS-në e cila ka grumbulluar 12407 vota, ndërsa 9 mandate kanë shkuar për koalicionin “Bashkë Fitojmë”  i cila ka marrë 4907 vota.

Në Vlorë 33 mandate ka marrë PS-ja, 9 koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe 3 PD-ja zyrtare. Deri në këto momente janë numëruar 191 QV nga 226 në total.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy