Sot mblidhet kuvendi, Vangjel Dule interpelancë me Ramën

Sot mblidhet kuvendi, Vangjel Dule interpelancë me Ramën

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenarë në orën 11:00. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë që deputeti Vangjel Dule ka kërkuar me kryeministrin Edi Rama.

Interpelanca ka objekt politikat e qeverisë në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Po ashtu, në rend dite do të jetë dhe ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për ekstradimet.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 33, datë 14.12.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 9.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule. (Neni 80 i

Kushtetutës, neni 96 Rregullore Kuvendi)

4. Seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit dhe Sportit kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 95 Rregullore Kuvendi)

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së

7. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues

8. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21, pika 1 dhe neni 55 Rregullore Kuvendi)

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy