Sot protesta për rritjen e çmimeve, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni çdo tubim

Sot protesta për rritjen e çmimeve, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni çdo tubim

Rritja e menjëhershme e çmimit të bukës, karburanteve dhe paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të mbledh sot qytetarët për të protestuar përpara kryeministrisë në orën 17.00.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar ambasada amerikane në vendin tonë e cila i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin çdo lloj tubimi dhe të ndjekin mediat për përditësimet më të fundit.

Vendndodhja: Përpara zyrës së Kryeministrit në Bulevardin “Deshmoret e Kombit” në Tiranë (pika e njoftuar e grumbullimit)

Data/Koha: E Mërkurë 6 Tetor 2021, 5:00 pasdite

Njoftimi: Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite para Kryeministrisë. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për tu ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Ndryshimet e çmimeve për këto produkte bazike nuk janë pritur mirë nga qytetarët, të cilët e shohin si të pajustifikueshme këtë rritje çmimesh.

Nga ana e policisë së shtetit nuk ka asnjë reagim për protestën që do të mbahet, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë thirrje për të mbështetur këtë protestë.

Në posterin e përgatitur për protestën e kësaj të mërkurë shkruhet: “Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rrua më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy