“Djegia e flamujve shqiptarë para nisjes së Open Balkan”, Rama: Çdo vend ka kokëboshët e vet

“Djegia e flamujve shqiptarë para nisjes së Open Balkan”, Rama: Çdo vend ka kokëboshët e vet

Pyetjes së gazetarëve nëse presidenti serb Aleksander Vuçiç i kërkoi falje për heqjen e disa flamujve shqiptarë nga një bulevard në Beograd, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë çdo pyll ka derrat dhe kokëboshët e vet.

Sipas kreut të qeverisë fakti që në Beograd valëviteshin flamujt shqiptarë është diçka që disa vite më parë ishte e pamendueshme.

Kryeministri tha se situata mes shqiptarëve dhe serbëve është larg të qenit ideale, por vuri theksin tek përmirësimet pozitive që sipas tij kanë sjellë së fundmi politikat e jashtme të ndjekura në Ballkan.

“Çdo vend ka kokëboshët e vet, çdo pyll ka derrat e vet. Është ndaluar nga policia dhe është çuar para procesit që meriton të shkojë. Flamujt shqiptarë i patë, janë kudo dhe kjo është diçka që ishte e pamendueshme disa vite më parë dhe jam i bindur që të gjitha gjërat që ndodhin janë gjëra të paevitueshme sepse situata është larg të qenit ideale për shkak të mosnjohjes së Kosovës. Por tensionet që ngrihen sot bien shumë më shpejt se disa vite më parë. Nuk duhet të impresionohemi nga këto veprime dhe të humbasim fokusin, duhet të vendosim në një nivel tjetër marrëdhëniet tona”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy