Kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, paraqitet në SPAK

Kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, paraqitet në SPAK

Kandidati për deputet i koalicionit PD–ASHM, Aulon Kalaja, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai ka depozituar një kallëzim penal lidhur me një vendim të qeverisë për faljen e gjobave disa ditë para zgjedhjeve, pasi sipas tij, ky vendim ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në rezultatin elektoral.

Kalaja, i cili garoi në Qarkun e Durrësit por nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, kishte paralajmëruar më herët se do t’i drejtohej SPAK në rast se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të refuzonte kërkesën e tij për hapjen e kutive të votimit dhe verifikimin e rezultatit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy