Veliaj me letër GJKKO-së: S’marr pjesë në seancë për shkak të këmbës, dua të operohem nga mjeku që zgjedh familja

Veliaj me letër GJKKO-së: S’marr pjesë në seancë për shkak të këmbës, dua të operohem nga mjeku që zgjedh familja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar sërish me një letër Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), përmes së cilës njofton pamundësinë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për shkak të gjendjes së përkeqësuar të këmbës, ndërsa kërkon një vendim urgjent për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Pasi refuzoi operacionin në Spitalin Memorial të Fierit, Veliaj këmbëngul në letrën e tij që ndërhyrja të kryhet nga një mjek i përzgjedhur prej familjes së tij, duke i mëshuar faktit se nuk mund t'ia besojë jetën një institucioni ku është dërguar me vendim të kryeministrit Edi Rama.

 

Duke ironizuar zërat dhe situatën rreth kërkesës së tij mjekësore, kryebashkiaku shprehet se nuk po kërkon trajtime estetike, por të drejtën bazë për të zgjedhur mjekun dhe spitalin ku do të kurohet.

 

Megjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botox, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy