Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka dënuar sulmin me eksploziv ndaj dy bizneseve ditën e djeshme, një prej të cilëve në pronësi të ish-kandidatit demokrat për kryebashkiak, Xhemal Bushatit.
Ademi ka kritikuar autoritetet për problemet me sigurinë duke u kërkuar të marrin masa.
Janë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesin, familjet, sigurinë e të gjithëve dhe ngjarje të tilla rëndojnë jo vetëm për sigurinë por edhe imazhin e qytetit të Shkodrës, dua të kujtoj se Shkodra është qyteti i artit dhe kulturës, i sportit dhe kuptohet që nevoja për të patur siguri është një dosmodoshmëri për të gjithë qytetarët në këtë qytet. Kërkesa ime për të gjitha institucionet, kryesisht për policinë e shtetit, për prokurorinë dhe tërësisht organet ligjzbatuerse që menjëherë të zbardhin gjithçka çfarë ka ndodhur. Kjo do t'i shërbente të gjithëve për të zbardhur të vërtetën por mbi të gjithë për të siguruar që të ketë siguri. Shteti jonë ka shumë probleme që lidhen me sigurinë. Në të gjithë Shqipërinë kemi patur ngjarje të tilla dhe kjo tregon mungesën e efiçencës, profesionalizmit, dëshirës dhe vullnetit për të punuar dhe për t'i siguruar qytetarët në Shqipëri dhe aq më tepër për Shkodrën. Prandaj kjo ngjarje por edhe të tjera që kanë ndodhur në qytetin tonë mendoj se bëjmë thirrje të fortë për siguri publike dhe punë serioze për të bërë të mundur që qytetarët të jetojnë në Shkodër dhe në Shqipëri.



