Avokati Besart Logu, thotë se me ish-ministren Olta Xhaçka po vendosen dy precedentë, sa i takon mandatit të deputetes.
Precedenti i parë është vendosja e konfliktit të interesit dhe papajtueshmërisë së mandatit edhe në rastet kur familjari ka përfituar të mira publike.
Pretendimet e mbrojtjes së Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, është se zonja Xhaçka nuk ka përfituar direkt. Sipas zonjës Xhaçka nuk përbën konflikt interesi.
Pasuritë e përfituara pas martesës ndahen. Këto të ardhura dhe fitime që janë përfituar nga kjo kompani, ndahen.
Precedenti i dytë, që ka patur dhe debat brenda trupës gjykuese referuar nenit 70, pika 4 e Kushtetutës, 1/10 e anëtarëve të parlamentit mund ti drejtohen Kushtetueses.
Çuditërisht anëtarët e trupit gjykues kanë marrë vendim mohues, duke thënë se nuk mundet që 1/10 të jetë palë në konflikt.
Duhet vendosja e konfliktit të interesit dhe për radhët e familjarëve dhe njohja e një pakice parlamentare prej 1/10.
Deklarata e Logut u bë në emisionin MCN Live, teksa në seancën e sotme parlamentare pritet të votohet nëse raporti për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, do të shkojë për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.
Në Këshillin e Mandateve mazhoranca vendosi që të përgatisë një tjetër raport dhe t’ia lërë Parlamentit në dorë për të vendosur me votë. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve kreu i Grupit të PS tha se Gjykata Kushtetuese nuk imponon dot votën e deputetëve.



