Sulmi ndaj Berishës, Spiropali: Ndjeva keqardhje, nuk doja ta shihja përgjakjen në fytyrën tuaj

Sulmi ndaj Berishës, Spiropali: Ndjeva keqardhje, nuk doja ta shihja përgjakjen në fytyrën tuaj

Nga Foltorja e Kuvendit Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se është kundër dhunës dhe e ka dënuar aktin ndaj Sali Berishës.

Spiropali tha se vota është ndëshkuesi më i mirë në politikë, ndërsa i tha Berishës se kishte qenë vetë ai që kishte nxitur dhunë ndaj kundërshtarëve politikë.

Ajo i bëri thirrje kreut të Rithemelimit që të kthehej prapa në kohë dhe të kujtonte sulmet dhe fajësimet e kundërshtarëve të tij për çdo ngjarje të ndodhur në vend.

Ndjeva keqardhje për ju zoti Berisha atë të martë, për atë fytyrë të përgjakur, s’do ta doja kurrsesi. As ata që e quajtën poshtërimin e një politikani nuk bëjnë mirë sepse nxisin dhunë dhe ajo është e papranueshme. Je politikani që më shumë se kushdo ka dëshmuar dhunë, e dëshmuat dhe sot në këtë foltore dhe kanë përmendur faktin se keni goditur shumëkënd dhe e keni përdorur dhunën si mjet për të arritur mjetet tuaja. Forca ime politike dhe unë si pjesë e saj jemi kundër dhunës në mënyrën më absolute. Forca ime politike dhe unë personalisht jemi kundër dhunës dhe kur ajo drejtohet verbërisht kundër kundërshtarëve tanë. Besoj se vota është ndëshkuesi më i mirë në politikë, nuk kam tagër ta këshilloj zotin Berisha, por ktheje kokën pas, zhytu në kujtesën tënde dhe mundohu njëherë të jesh i sinqertë me të gjithë ata që na dëgjojnë sot nga këtu. Bëhu i sinqertë me veten, kujto çfarë ke bërë vetë dhe do kujtosh se ke qenë plumba i varreve të hapur, por asnjë rast s’ke ndjerë keqardhje për ta, ndërsa unë sot ndjej keqardhje që një agresor u bë personazh i një dhune të shëmtuar. Me të njëjtin ton sot që zoti Berisha në vend që të bënte këtu një analizë të gjuhës së dhunës që na çoi deri aty bënte analizë të marrëdhënies politike mes nesh dhe jush. Gënjeu edhe për rrahjen e tij. E bëri atë me të njëjtin ton me të cilin mbante fjalime në 21 janar ku pretendonte se në bulevard ishin mbledhur vrasës që po qëllonin njëri-tjetrin. Përdori të njëjtin ton dhe të njëjtën gjuhë të gënjeshtërt sa herë ka një problem me vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy