
Sjellja e Berishës u konfirmua më 6 mars, që nuk mori asnjë gramë nga elektorati gri.
Kështu tha deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ku shtoi se dritëhijet e tij, shtuar edhe shpalljen “non grata” e bëjnë Sali Berishën, një alternativë që nuk jep asnjë argument për të ardhur në pushtet.
Problemi nuk është që Berisha nuk do bashkimin, por do të mbyllë axhendën personale. Berisha ka bërë dhe gjëra pozitive, por nuk mund të gënjej elektoratin e Durrësit që më ka votuar.
Gjuha e përdorur nga Berisha nuk është inspiruese, sulmonte kandidatët e PD.
Xhaferraj ngriti si shqetësim edhe kufizimin e mandateve të kryetarëve, duke shtuar se edhe në vendet e Afrikës Sub-Sahariane, është përcaktuar kufizimi i mandateve.



