Kandidati për deputet Xhemal Gjunkshi është në SPAK, për të denoncuar krimet zgjedhore të Kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun, Drejtorit të Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi, Kryetarit të Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja.

Në një deklaratë për mediat Gjunkshi tha:
“Erdha në lidhje me një kallëzim për një krim zgjedhor të kryetarit të Bashkisë Rrahim Spahiu dhe drejtorit të Shërbimeve të Mbështetjes Bedri Kamberi. Të dy personat janë kapur në flagrancë, duke përdorur asetet publike, pikërisht në kohën ë fushatës zgjedhore. Kanë pasur gjithë kohën e mjaftueshme që rrugën ta ndërtonin për 12 vjet, por infrastruktura rrugore lë shumë për të dëshiruar. Po bëjnë gjithçka, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike, intimidimit të votuesve, presionit të administratës publike, presion me ndihmën ekonomike qesharake që u jepet banorëve".



