
Kandidatët e pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, për qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, Boiken Abazi i cili mori 2993 vota, Iljaz Shehu 400 vota dhe Kreshnik Merxhani 148 vota, kanë bërë kërkesë drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve tre qarqe të vendit.
Ata kanë paraqitur në KAS kërkesat e tyre, me pretendimin se u janë bërë shkelje duke rënditur shkaqet, për të cilat kërkojnë që rezultati i zgjedhjeve të shpallet i pavlefshëm.
Shkeljet e pretenduara
Pengimi i vëshguesve dhe vetë kandidatëve që të hyjnë në Qendrat e Votimit.
Shpallja e votave të pavlefshme pa asnjë arsyetim, si dhe manipulimi i tyre.
Mungesa e pamjeve filmike në disa raste gjatë procesit të numërimit.
Hapja e kutive dhe manipulimi i fletëve të votimit gjatë rrugën për në Qendrat e Numërimit.
Mos lejimi i personave të infektuar me Covid për të votuar
Vendosja e karantinimit dy javor për emigrantët, nga Komiteti i Ekspertëve vetëm 2 ditë para zgjedhjeve.
Keqpërdorimi i administratave publike, pasi vetëm muajt e fundit u punësuan shumë njerëz, duke bërë që të ndikoheshin në rezultatin e zgjedhjeve.
Qytetarëve të Shqipërisë që jetojnë jashtë shtetit iu mohua e drejta për të votuar, edhe pse e kanë të drejt të tyre kushtetuese dhe ligjore.
Presioni, manipulimi, shit-blerja e votave nga subjektet politike.



