Betohet para Presidentit, gjyqtarja e  Kushtetueses Marjana Semini  

Betohet para Presidentit, gjyqtarja e  Kushtetueses Marjana Semini  

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, SH. T.  Z. Bajram Begaj të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Marjana Semini. 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, Gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. 

Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Marjana Semini  në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese. 

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Kandidatja Marjana Semini kishte marrur votat e shumicës, 58 të tilla, ndjekur nga Ardian Dvorani me 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi regjistroi vetëm dy vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy