Identifikimi i problemeve në zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ rinumëron 519 kuti

Identifikimi i problemeve në zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ rinumëron 519 kuti

Përgjatë një jave në Komisionin Qendror Zgjedhor do të ri-numërohen votat e 519 kutive. Bashkë me to do të verifikohet edhe materiali zgjedhor përkatës.

 Rezultati qe do të prodhoje ri-numërimi i votës në 10 për qind të qendrave të votimit në rang vendi nuk do te ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

 Ky proces do të shërbejë për të verifikuar gabimet ose jo te administratës zgjedhore dhe për të parë nëse ka raste për tu referuar në prokurori për shkelje të ligjit.

 Gjithashtu nga hapja e kutive, KQZ, do të ketë nje të dhënë zyrtare se çfarë e shkaktoi numrin e lartë të fletëve të pavlefshme.

 Verifikimit do ti nënshtrohen edhe pajisjet elektronike që shërbyen për votimin dhe numërimin elektronik në njësinë 10 në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy