Gazetari Elvi Fundo thotë se dalja e Mirel Mërtirit në media, për herë të parë që nga arratisja nga Shqipëria, është bërë për përfitim personal dhe jo për t’iu përgjigjur interesit të publikut mbi dosjen e inceneratorëve. Fundo tha se synimi është që intervista të përdoret në gjykatën austriake për të penguar ekstradimin e tij dhe Stela Gugalles në Shqipëri.
Të hënën e kaluar kam pasur një sms nga Cim Peka, i cili më kërkoi të isha live me zotin Mërtiri. Peka më tha që nuk kërkon gazetarë, por kërkon politikanë. Avokati më tha se Mërtiri do të dalë në TV, nuk ka hall debatin me gazetarë. Ai do ta përdorë daljen e tij mediatike me politikanë në Austri, në gjykatë. Unë mendoj që gabimi ka qenë vajtja e Belind Këlliçit në studio. Duhej të kishte gazetarë.
Mirel Mërtiri doli dhe sulmoi Klodian Brahon. Ka qenë një sulm mafioz dhe kriminal ndaj individit. Mirel Mërtiri përdor individë të caktuar, pagesa të bëra ndaj medias, ndaj gazetarëve të caktuar, për të prodhuar linqe dhe emisione kundër prokurorëve të SPAK, Klodian Brahos, Dritan Prençit. Kjo është e vërtetuar me fatura financiare.



