
Pyetjes së analistit Armand Shullaku se çfarë ndodh nëse PD del si forcë e tretë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Ronald Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, në emisionin "Të Paekspozuarit" u përgjigj se nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe.
Bejko tha se "jeta vazhdon" edhe pas një skenari të tillë dhe se partia do të vijojë punën për t'u rritur politikisht për zgjedhjet e ardhshme.
Shkullaku: Nëse LSI, meqë thoni se Belindi është kandidat i LSI, merr më shumë vota se PD, ky është problem shumë i madh.
Bejko: E ça pastaj? Jeta vazhdon! Sot je minorancë, nesër mazhorancë. Jeta politike vazhdon.
Shkullaku: Çfarë ndodh nëse PD del forcë e tretë?
Bejko: E ça pastaj? Do të vazhdojë të punojë që në 2025 të dalë forcë e parë. Erdhi i zoti (Berisha) e ndau PD-në në 400 copa, kemi thënë zotëri mos u kthe se e ndave PD-në.



