Baçi: Duhet të niste hetim pas vendimit të arbitrazhit, Rama presion ndaj SPAK

Baçi: Duhet të niste hetim pas vendimit të arbitrazhit, Rama presion ndaj SPAK

Drejtori i Fax News, Agim Baçi, për vizitën e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se ajo që dallohet është këmbëngulja e SHBA për të mbështetur reformën në drejtësi si të vetmin shteg ku mund të nisë një ndryshim i rëndësishëm në politikën shqiptare.

Nga studio e MCN Live, ai tha se pa një lloj anashkalimi për çështjen “McGonigal” për të cilën tha se ka dritëhijet e veta për shkak të statusit që do ketë Edi Rama me SHBA dhe paqartësia lidhur me këtë çështje.

Ai foli edhe për një qartësi në qëndrimin për të refuzuar Sali Berishën dhe asnjë lloj tërheqje apo kthimi me zotin Berisha.

Baçi shtoi se nuk dallohet qartësisht nëse Edi Rama do jetë apo jo partner po aq i rëndësishëm sa ka qenë me SHBA.

E shikoj vërtetë të rëndësishëm Dumanin për amerikanët. Ajo që më bëri përshtypje, pas vendimit të Apelit të Arbitrazhit, Kryeministri doli dhe deklaroi prapë për çështjen Bechetti, por unë e pashë si kërcënim ndaj SPAK që të mos hetojë për një dëm 120 milionë euro, ku fajtorët janë të faktuar me emër dhe mbiemër, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Janë 120 milionë që do i paguajmë, unë ti dhe të tjerët.

Duhet të fillonin hetimet pasi ka një dëm të konstatuar në një gjykatë në arbitrazh. Dikush do të jetë përgjegjës dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë.

Rama iu drejtua organeve ligjzbatuese shqiptare se kërkon të shtyhen hetimet. Shqiptarët në opinionin e tyre publik duhet të mbështesin SPAK, se jemi në një situatë ku dhe ai që akuzon dhe ai që akuzohen jetojnë normalisht.

Dëmi më i madh që ka bërë zoti Berisha, ka zhbërë konceptin e non gratës. Ndoshta është një interes i madh shumë i përbashkët që asnjë nga këto dokumente të mos kërkohen as për zotin Dako.

Unë mendoj se të gjithë duan ti bëjnë presion SPAK. Kryeministri nuk është hetuar dhe tashmë e dimë që me një votë Dumani u zgjodh në krye të SPAK, shpresoj që shqiptarët ta mbështesin.

Gjuha bullizuese që përdor zoti Rama me stafin apo gjuha ekstreme dhe me sajesa pafundësisht e zotit Berisha, është një gjuhë që i ka dekurajuar njerëzit me politikë.

Ndaj unë mendoj se duhet refuzuar gjuha bullizuese. Media dhe opozita duken si thashethemexhinj, për sa kohë që nuk ka drejtësi.

Sikur Escobar të vinte në Shqipëri vetëm për SPAK, do ia vlente. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy