Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar tronditëse situatën aktuale të Akademisë së Shkencave.
I pranishëm në punimet e Samitit të 11-të Ndërkombëtar dhe Mbarëkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, kreu i qeverisë tha se ka nisur puna për reformimin e Akademisë ndërsa u bëri thirrje shkencëtarev të kontribuojnë në zhvillimin e saj.



