Hapja e dy qendrave për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër më 20 maj, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar u shty për shkak se punimet nuk kishin përfunduar.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “La Republica” ka folur në lidhje me këtë shtyrje, që sipas tij është për shkak të shtetit italian.
Rama parashikon beteja politike dhe shpjegoi se ligjet nuk janë shqiptare, është vetëm çështje e Italisë.

Të gjitha gjërat janë vetëm italiane, Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë. Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i tij. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhohen 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat evropiane?



