Açka: Gjuhë e ashpër ndaj kujt mendon ndryshe, PD raport të ftohur me demokratët (VIDEO)

Açka: Gjuhë e ashpër ndaj kujt mendon ndryshe, PD raport të ftohur me demokratët (VIDEO)

Ish-deputetja demokrate Flutura Açka thotë se në protestën e paralajmëruar të opozitës për në 24 janar do thirren demokratët, ndërkohë që shprehu shqetësim se opozitarët janë të tërhequr.

 

Në një intervistë për “MCN Live” ajo foli për një gjuhë të ashpër të përdorur ndaj atyre që mendojnë ndryshe në radhët e opozitës, duke i cilësuar si armiq. 

 

Ajo foli për një raport të ftohur mes Partisë Demokratike me demokratët.

 

Sipas saj, ka bashkëpunim për interesa të vogla dhe jo për interesin e madh të demokratëve.

 

Vetë indiferenca e qytetarëve që as nuk dolën nga shtëpitë në zgjedhje, shto pakënaqësitë e shumë të djathtëve që nuk iu dhamë alternativë. 

 

Nuk e di se si do mund ta riparojë këtë hendek të krijuar, këtë raport të ftohur të forcës politike me demokratët, me ata që janë jashtë. Ne nuk po arrijmë ta kuptojmë që kemi me mijëra demokratë jashtë. 

 

Një bashkim do të thotë të shërosh më parë plagën që ke. Janë bërë gabime dhe gjuhë e ashpër ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe. Mënyra e ashpër e trajtimit të opozitarëve, duke i cilësuar në mënyrë të padrejtë si paterica apo si armiq, për t’i fyer dhe poshtëruar.

 

Puzzle ynë është i copëtuar, si do mund ta bëjmë bashkë këtë puzzle për ta kthyer në një vokacion të fortë. Pse nuk frymëzojmë? 

 

Nuk frymëzojmë se kemi krijuar alibi pas alibish, gënjeshtra mbi gënjeshtra. Mbas 13 vitesh opozitarizëm, të mos ketë asnjë reflekson dhe të mos kërkosh ndjesë për gabimet, është e pandershme. 

 

Ka bashkëpunim për interesa të vogla dhe jo për interesin e madh të demokratëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy