Nën hetim për fshehje pasurie, SPAK firmos sekuestro për dy prona të Admir Thanzës

Nën hetim për fshehje pasurie, SPAK firmos sekuestro për dy prona të Admir Thanzës

Ish- anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza po hetohet për fshehje pasurie. Burime për MCN bëjnë me dije se SPAK ka firmosur sekuestron për dy prona të tij.

Thanza, ish- anëtar i gjykatës së Lartë i shkarkuar nga vetingu është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Hetimet ndaj tij mësohet se po kryhen nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila, pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuekstrimin e të paktën dy pasurive të tij.

Konkretisht, Gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhd, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish anëtari i gjykatës së Lartë nuk justifikonte me burime të ligjshme.

Admir Thanza u rrëzua në vetting, pasi rezultoi se në formularin e dekriminalizimit ai kishte fshehur një dënim për vjedhje në Itali, rekord që u zbulua nga ONM dhe iu vu në dispozicion KPK. Thanza e cilësoi akuzën të pavërtetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy