
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologun grek Nikos Kotzias në Samitin e NATO-s i cili po mbahet në Bruksel.
Lajmin për takimin me homologun e tij helen e ka bërë publik gjatë një postimi në rrejtin social "Twitter", kryediplomati shqiptar.
Bushati ka publikuar edhe një fotografi nga takimi me shefin e diplomacisë greke.
Më herët gjatë ditës së sotme, Bushati dha një mesazh lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve: “Marrëveshja me Greqinë ka rezistencë politike në të dy vendet, por me vendosmëri dhe vullnet të qartë do të kemi produkte konkrete në një të ardhme të afërt”.
Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras.



