
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ftuar të gjithë qytetarët që duan t’i bashkohen në programin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se Partia Demokratike do të fitojë duke ndryshuar dhe për të gjithë ata që duan t'i bashkohen mjafton t'i dërgojnë mesazh në numrin e tij të telefonit, të cilin ai e ka bërë publik.
"Parti Demokratike ka nevojë për energji të reja, ide të reja dhe drejtim të ri. Duke ndryshuar, PD do të fitojë.
Unë jam i vendosur të punoj për të fuqizuar PD-në, që të ndryshojmë Shqipërinë. Nëse dëshiron të bashkohesh me këtë përpjekje, më shkruaj në numrin e telefonit +355 69 705 2555
#partiaqefiton", shkruan Shehaj.



