Gara për Durrësin/ Muka: Fituam një kauzë shpirtërore dhe morale!

Gara për Durrësin/ Muka: Fituam një kauzë shpirtërore dhe morale!

Ndonëse nuk arriti dot të siguronte votat maksimale për të marrë drejtimin e Bashkisë së Durrësit, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardiam Muka thotë se fituan një kauzë shpirtërore dhe morale. Ai ishte kandidati i dytë më i votuar duke spostuar të tretin Luan Hotin e mbështetur nga Lulzim Basha.

Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste. Duke falènderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur. Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit!

I juaji, Ardi!”, shkruan Muka.

Ardian Muka doli i dyti në Durrës, duke marrë 19,876 vota, ndërsa Emiriana Sako mori 39,157 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy