Ambasada franceze reagim ndaj Ramës/ Basha: E turpshme që sulmon BE-në

Ambasada franceze reagim ndaj Ramës/ Basha: E turpshme që sulmon BE-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas notës së protestës që Ambasada e Francës i ka dërguar minsitrisë së Jashtme të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e Ramës për vaksinat.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se është e turpshme që kryeministri Edi Rama sulmon veten e BE “për dështimet e tij.”

Sipas kryedemokratit, nuk është faji i BE që “Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.” Më tej ai shton se vendi i është përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në ditë të vështira.

 “E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy