Balluku: Nuk ka anulim për projektin e Unazës së Re, thjesht mund të bëjmë korrigjime

Balluku: Nuk ka anulim për projektin e Unazës së Re, thjesht mund të bëjmë korrigjime

Projekti i Unazës së Madhe nuk do të anulohet, por mund të korrigjohet. Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, tha sot se ky projekt është i korrigjueshëm dhe një tryezë me Bashkinë e Tiranës dhe specialistë të fushës do të vlerësojë çdo aspekt të projektit të lotit të tretë.

"Projekti i Unazës së Madhe nuk është i anulueshëm por i korrigjueshëm. Kam kërkuar zhvillimin e një tyreze me Bashkinë e Tiranës dhe specialistë që do vlerësojnë në çdo aspekt projektin e lotit të 3, duke mos përjashtuar një përmirësim të projektit nëse ka vend", tha Balluku në një dalje për mediat.

Ministrja tha se prishjet e ndërtesave për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit do të vijojnë. “Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie, nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pa asnjë diferencim", tha ajo.

Dy ditë më parë, presidenti Meta i kërkoi qeverisë anulimin e menjëhershëm të Projektit për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” dhe nisjen e procedurave me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri. Sipas Metës, projekti paraqet shkelje të shumta ligjore dhe në vend të tij duhet të hartohet një i ri, për të cilin  duhen bërë detyriminsht konsultime publike me banorët e zonës dhe me ekspertë të pavarur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy