Kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako, i është anuluar viza amerikane.
Një burim lartë diplomatik tha disa kohë më parë për Lapsi. al se një kryebashkiaku të një qyteti të rëndësishëm në vend, i është refuzuar së bashku me familjen udhëtimi për në Amerikë. Dako është parë në radhën e aplikuesve për vizë në ambasadë në ditët kur ambasadori Lu shpërtheu në deklaratat e tij të forta për familjet dhe klanet mafioze, raporton Lapsi.
Burimi diplomatik nuk bëri me dije arsyen e heqjes së vizës për kryebashkiakun e rëndësishëm të PS-së, të cilin nuk e përmendi me emër.



