16 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova

16 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova

Sot shënohet 16 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 në Prishtinë, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Funerali i Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare. Ai u varros pesë ditë pas vdekjes, më 26 janar.

Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar. U njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.

Para se të vdiste, Rugova kishte lënë amanet, që Kosova të mos i prishë miqësitë me vendet e fuqishme në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që të kishte kujdes nga disa vende të tjera.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi post-mortum Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në Kosovë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së Rugovës sot do të mbahen homazhe te varri i tij në Velani të Prishtinës.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. 

Ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy