Mbahet takimi i gjashtë i Grupit të Kontaktit, Peleshi: Do të vijojmë ndihmën për Ukrainën

Mbahet takimi i gjashtë i Grupit të Kontaktit, Peleshi: Do të vijojmë ndihmën për Ukrainën

Në këtë takim të thirrur nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin dhe Shefi i Shtabit të Bashkuar të SHBA-ve, Gjeneral Mark Milley , në selinë e NATO-s në Bruksel, ishin të pranishëm përfaqësues të afro 50 vendeve aleate dhe partnere.

Qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i kërkesave të  Ukrainës për kapacitete ushtarake dhe joushtarake të nevojshme për vijimin e reagimit ndaj sulmit të paprovokuar të Rusisë. Në diskutimet e përfaqësuesve të lartë të shteteve aleate u konfirmua uniteti në mbështetje të Ukrainës.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi dënoi me forcë të ashtuquajturat referendume ruse për aneksimin e rajoneve të Ukrainës, duke shprehur qëndrimin e Shqipërisë për të mos i njohur kurrë ato.

Ministri Peleshi theksoi  se Shqipëria njeh dhe respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ministri Peleshi përmendi kontributin e deritanishëm të qeverisë shqiptare në mbështetje të Ukrainës dhe deklaroi se po punohet për të ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare.

Në këtë takim mori pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Gjeneral brigade Arben Kingji. Takimi i gjashtë i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën u mbajt para takimit dy ditor të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy