Shehi: Rama po tremb deputetët e PS që janë kundër Portit Turistik të Durrësit. Gugallja e Mërtiri, peshq të vegjël!

Shehi: Rama po tremb deputetët e PS që janë kundër Portit Turistik të Durrësit. Gugallja e Mërtiri, peshq të vegjël!

Duke komentuar urdhër-arrestet për inceneratorët në një intervistë për MCN Live, deputeti Dashamir Shehi tha se Mërtiri dhe Gugallja janë peshq të vegjël, duke shtuar se hetimi duhet të mbërrijë te ministrat dhe shefat e mëdhenj të PS. Sa i takon Portit Turistik të Durrësit, Shehi tha se ka deputetë socialistë që s’janë dakord me projektin dhe Edi Rama kërkon që t’i trembë.

Le të shpresojmë meqë ka arrestuar disa nga administratorët. Këta sigurisht që peshq të vegjël janë, po të pyesësh një qytetar në rrugë kush është Mërtiri dhe Gugallja i ngatërrojnë me emra zogjsh. Është qëndisur në tavolinë kjo, 14 akt-marrëveshje brenda një dite, arratisje. Duket që është e ndërtuar me shtetin, me qeverinë, me njerëz të fuqishëm. Mërtiri dhe Gugallja janë peshqit e vegjël, janë shpërndarësit. Ky hetim të mbërrijë atje sipër te ministrat, shefat e mëdhenj të PS, sepse ata e kanë organizuar. Gjysma e qeverisë jam e sigurt që është brenda. Është njësoj si të thuash një njeri 50 kg mban 2 tonë mbi shpinë, nuk ndodh! SPAK është ndërtuar për ata sipër, sepse po qe puna për këto poshtë, drejtorë, qenë kazani si thotë populli kishim Prokurorinë e vjetër. Rama të vendosë kë të dojë, kjo s’është punë për SPAK-un”.

Unë s’merrem me Rama-Basha dhe Lukashenko, se janë teza për prokurorë, hetues. Si politikan, si njeri i shtetit gjykoj që janë thyer shumë rregullat. Një vepër e madhe publike diskutohet me bashkinë, qytetarët e Durrësit. Diskutohet me qytetarët shqiptarë, si mbyllet porti, pa u hapur porti i ri. Sa kushton, kush do ta bëjë, a i përmbush kushtet. Këtë portin do ta bëjmë marinë, port varkash, kështu siç është, apo projekt pallatesh si ai që na kanë vënë përpara. Porti është 30-50 milionë maksimumi, pjesa tjetër është pallate. Pse na u bëka me arabë dhe jo me austriakë e francezë! Pse ia heq taksën ti një kompanie! Ka zgjedhur kompaninë e keqe, nga vendet e këqija. Kam dyshime nga ana kontraktuale. Pse do u hiqni pasaportat?! E fundit fare që më bën të dyshoj është që jemi në mes të buxhetit, akoma s’ka mbaruar dhe na vjen me urgjencë të madhe, që duhet të kalojë brenda një jave. Pse vjen me kaq nxitim?! Të mbarojë buxheti dhe të diskutojë gjithësecili me ekspertët e vet, sepse jam i bindur që edhe deputetë socialistë s’janë dakord. Rama do të trembë deputetët e vet se kanë filluar të reagojnë ndaj këtyre vjedhjeve. Ky s’tremb opozitarët, tremb të vetët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy