
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet në Greqi, në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi ka nisur në Cape Sounio më 10 maj dhe përfundon nesër.
Ky takim është vijim i takimit të parë të këtij formati, zhvilluar në Budapest në tetor të vitit të kaluar. Diskutimet mes Ministrave do të përqëndrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë.



