Sot bëhen 10 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Gjykatës, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244 si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK-ut.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani në një postim në Tëitter tha se kishte nderin që ishte pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën në atë kohë.
“10 vjet më parë, GJND vendosi që shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. E kisha për nder të isha pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën që iu dha një përgjigje të gjithë atyre që kishin pyetje rreth ligjshmërisë së këtij akti si vullnet i njerëzve”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka shpërndarë edhe pjesë të opinionit të gjykatësit brazilian Trinidade i cili ishte në favor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.



