Celibashi letër Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive shqyrtojini jo më vonë se 24 orë, do printojmë fletët e votimit!

Celibashi letër Kolegjit Zgjedhor: Ankimet e partive shqyrtojini jo më vonë se 24 orë, do printojmë fletët e votimit!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një letre drejtuar letë Kolegjit Zgjedhor ka kërkuar që të përshpejtohet shqyrtimi i ankimeve të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve për fletën e votimit.

KQZ i ka dërguar kërkesë Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që ankimet e partive politike të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë nga depozitimi i tyre.

Kjo, me qëllim shmangien e vonesave në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit.

KQZ sqaron se çdo vonesë në gjykim krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara.

Brenda mundësive ankimet të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë nga depozitimi i tyre me qëllim shmangien e vonesave në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit, pasi çdo vonesë në gjykim krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara në ligjin nr. 10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipëri” i ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy