Ja çfarë mund të ndodhë në zgjedhje sipas Blushit

Ja çfarë mund të ndodhë në zgjedhje sipas Blushit

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në një komunikim live në Facebook i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij, duke nisur nga situata e krijuar në Kavajë, ku dy kandidatët në garë u tërhoqën, me qëllim që të mos destabilizohet vendi.

“Në Kavajë ka zgjedhje, caktohet data e zgjedhjeve por asnjë kandidat nuk merr pjesë. Kështu ka gjasa të ndodhë edhe me 18 Qershorin, të jetë një ditë zgjedhjesh pa zgjedhës. Një ditë zgjedhjesh ku partitë marrin të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Më vjen shumë keq që kjo po ndodh. Ky është fundi i kësaj republike që nuk i garanton dot qytetarëve të vetë të drejtën e votës”,- thotë Blushi.

E duke folur për dialogun mes Ramës e Bashës, kreu i LIBRA-s shton se ata do vazhdojnë të negociojnë për të pasur mosmarrëveshje.

“Ata do vazhdojnë të negociojnë për të pasur një mosmarrëveshje. Këta po merren vesh për të bllokuar reformën në drejtësi, për të bllokuar zgjedhjet, por nuk do mund të arrijnë dot një marrëveshje deri më 18 qershor”,- tha Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy