Nënshkruhet marrëveshja Shtet-Banka-Sipërmarrje, Rama: Kredi me interes 2-3% për bizneset e vogla dhe të mesme

Nënshkruhet marrëveshja Shtet-Banka-Sipërmarrje, Rama: Kredi me interes 2-3% për bizneset e vogla dhe të mesme

Qëllimi i marrëveshjes së re mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes është të nxisë kreditimin e biznesit të vogël dhe të mesëm përmes një programi të ri financimi me kushte të lehtësuara, të quajtur “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

 

Në kuadër të këtij memorandumi, është parashikuar një paketë financiare prej 250 milionë euro kredi me norma të ulëta interesi, e mbështetur nga 30 milionë euro garanci sovrane, me fokus të veçantë tek bujqësia, agrobiznesi dhe SME-të.

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë e rritjes së kreditimit për këtë segment të ekonomisë.

 

I bëj thirrje industrisë bankare për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj financimit të sektorit të SME-ve, e veçanërisht atij agro.

 

Nga ana e tij, ministri i Financave Petrit Malaj nënvizoi rolin dominues të SME-ve në ekonomi dhe masat mbështetëse të qeverisë.

 

99% e ndërmarrjeve në ekonominë shqiptare kategorizohen si ndërmarrje të vogla dhe të mesme”, tha ai, teksa shtoi se: “do të mbështetet fillimisht me kredi 250 mln euro… dhe me garanci sovrane 30 mln euro”.

 

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sqaroi mekanizmin e garancisë shtetërore se “do të mbulojë 70% të kolateralit”, duke theksuar se programi do të shtrihet nga bujqësia edhe tek SME-të në tërësi.

 

Kryeministri Edi Rama e cilësoi programin si një hap të ri për zgjerimin e kreditimit dhe zhvillimin e sipërmarrjes.

 

Linjë kredie me interes minimal 2% dhe maksimal 3%. Kredia në Shqipëri është dyfishuar… nga 5 miliardë euro në 10 miliardë euro.

 

Ai gjithashtu kërkoi më shumë mbështetje për sektorin bujqësor.

 

Bankat duhet të jenë pak më kurajoze edhe në raport me sektorin e bujqësisë.

 

Në tërësi, programi synon rritjen e aksesit në financim, uljen e kostos së kredisë dhe nxitjen e investimeve në modernizim, digjitalizim dhe rritje të konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy