
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj në emisionin Të Paekspzouerarit në MCN TV u shpreh se Partia Demokratike duhet të gjejë një zgjidhje përfundimtare sepse në vazhdon në këtë agoni të gjatë nuk do të shkojë askund. Ai tha se një parti nëse ezaurtohet nga forca e mendimit është e destinuar të humbasë.
Doktorin e kam takuar pak herë në mbledhje grupi dhe është shfaqur bashkëpunues dhe e kupton se një opozitë e bashkuar është më e fortë, unë nuk besoj se dhe ata njerëz që ka mbledhur të pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet nuk e di a mbeten ata numra por shoh që ai do ta ruajë ndikimin moral mbi një pjesë të tyre.
Nga pikëpamja teknike vështirësohet sepse është i izoluar. Disa gjëra ja kam thënë dhe Berishës në sy, por dua të them një gjë në gjendjen ku është sot opozita më kujtohet ajo thënia nëse nuk ekziston Zoti ta sajojmë, ndoshta është i vetmi për të shpëtuar PD se ndoshta po t’ja lëjë atyre që janë poshtë tij jo vetëm që se zgjidhin, por do e mbyllnin shumë. Duhet ti japë një zgjidhje përfundimtare çështjes së PD sepse nëse e mban kështu është një agoni e gjatë që nuk do na çojë askund.
Ai ka instinkte politike dhe duhet ta fillojë me atë që janë gjërat e reja dhe të merremi me gjërat e reja për të sjellë një bashkim idesh të reja, për ta diskutuar me grupet e interesit sepse sot nuk e shoh shumë disponibël që PD ti hapë derën botës akademike. Një parti nëse ezaurtohet nga forca e mendimit është e destinuar të humbasë.
Ndërsa lidhqur me opozitën e Bashës, Gjekamarkaj tha se ka qenë një nga ata që e ka mbështetur dhe ka dashur që ai të fitonte por kur e sheh tani në daljet e tij ndjen keqardhje për veten.
Unë e kam mbështetur Lulin dhe kam dashur që ai të bëhet dhe kryeministër dhe fitues por ndjej keqardhje për veten kur e shoh që shfaqet sikur erdhi dje nga hëna dhe jo që ka 20 vite këtu. Kjo është karma që i kthehet doktor Berishës, kur në 2013 prishte garën për ta bërë sjell Lulin në pushtet. Ka një paradoks se Basha është një gjë shumë e vogël sot dhe thotë ejani tju udhëheq unë, deklaratat e tij të bëjnë për të qeshur.



