Protesta e PL, Meta: Afera e inceneratorëve iniciativa jonë, të hapur për të gjithë qytetarët

Protesta e PL, Meta: Afera e inceneratorëve iniciativa jonë, të hapur për të gjithë qytetarët

Ilir Meta thotë se protesta e nesërme e organizuar nga Partia e Lirisë te inceneratori i Tiranës, është e hapur për të gjithë, por pranoi se nuk është organizuar së bashku me PD-në.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta u pyet për aleancën me Berishën dhe pse opozita nuk arriti dot të koordinojë as protestën e parë. Ai tha se afera e inceneratorëve është iniciativa e tyre sepse janë ata që e kanë denoncuar.

Dikush duhet të marrë iniciativën. Kemi patur prioritet këtë çështje me fakte dhe me prova. Aty vidhen paratë e taksapaguesve të Tiranës. Funksionon si një aferë kriminale. Është çështje shumë e rëndësishme. Është prioritet për ne. Ne vijojmë me këtë iniciativë, është e hapur për të gjithë qytetarët që e kanë këtë ndjeshmëri.Unë jam kryetar i PL. Për këtë çështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me çdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizëm. Është iniciativa jonë sepse ne kemi denoncuar aferën e inceneratorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy