Xama: Vila në Qerret posedohet nga Veliaj dhe Xoxa, ishte regjistruar në emrin e kompanisë së Gentian Sulës

Xama: Vila në Qerret posedohet nga Veliaj dhe Xoxa, ishte regjistruar në emrin e kompanisë së Gentian Sulës

Teksa dha detaje të hetimit të SPAK për lidhjet e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj me biznesmenin Gentian Sula, gazetarja Ola Xama zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se çifti Veliaj janë të përfshirë në një skemë pastrimi parash dhe korrupsioni lidhur me një vilë në zonën e Qerretit, e cila ka qenë në pronësi të tyre, por ishte regjistruar në emrin e një kompanie të drejtuar nga Gentian Sula.

Prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë kompania e Sules, “Agi Kons”.

Një vilë në Qerret posedohet nga Veliaj dhe Xoxa, ishte regjistruar në emrin e “Agi Kons” të Gentian Sulës. Pagesa e udhëtimeve nga Fatmir Bektashi dhe nga biznesmeni Gentian Sula, ka ndërtuar një kompleks në Qerret dhe një vilë e shënuar në emrin e kompanisë “Agi Kons”, është përdorur nga familja e zotit Veliaj, madje janë siguruar tabulate telefonike dhe pagesa të administrimit të vilës. Janë analizuar edhe antenat celulare, për ta parë se sa ka qëndruar në Qerret. Janë tabulatet ku zonja Xoxa është angazhuar për arredimin.

Çfarë ka përfituar Gentian Sula? Prej ardhjes së Veliajt në krye të bashkisë, janë 43.5 mln euro kontrata publike që ka marrë Agi Kons, ku dy më të mëdha, ndërtimi i Teatrit Kombëtar faza e parë dhe një kontratë tjetër, ku zoti Sula është partner në ndërtimin e 5 shkollave, 19 mln euro. Janë edhe disa tendera të tjerë publikë.

Zoti Sula është edhe përfitues i lejeve të ndërtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy