Lirohet nga detyra Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës emërohet Toni Gogu

Lirohet nga detyra Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës emërohet Toni Gogu

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefekten Suzana Jahollari, ndërsa në vendin e saj është emëruar Toni Gogu, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

E para grua kolonele në Shqipëri, Suzana Jahollari u emërua prefekte në nëntor të vitit 2017.

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy