Blushi akuza Ramës: Shkatërrojnë vendin me një copë letër

Blushi akuza Ramës: Shkatërrojnë vendin me një copë letër

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi është shprehur se letra e PS e LSI-së drejt KQZ për të shtyrë afatet e regjistrimeve është një copë letër që shkatërron të gjithë republikën e vendit.

Sipas Blushit nëse KQZ vendos sipas vullnetit të dy partive të koalicionit atëherë edhe 18 qershori ka rënë.

“Nëqoftëse 18 prilli ndryshon padrejtësisht, edhe 18 qershori ka rënë. Ne jemi regjistruar që në shkurt dhe ne nuk kanë dashur të na rregjistrojnë, këta që thonë shtyni afatin për regjistrimin tonë. Të shtysh regjistrimin e partive me një copë letër, është sikur të shtysh shkurtin në mars sepse nuk të pëlqen. A keni parë se çfarë seance ishte sot. Mblidhet një qeveri që pretendon se ka 84 vota dhe nuk zgjedh Presidentin. Ky koalicion nuk po funksionon dhe si mund të shkojnë në zgjedhje këta kur po e fusin në kaos kushtetues Shqipërinë.”-tha Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy