Balliu: PD është duke u organizuar, gati për zgjedhjet. Kandidati do zgjidhet përmes primares

Balliu: PD është duke u organizuar, gati për zgjedhjet. Kandidati do zgjidhet përmes primares

Sekretari organizativ në PD Klevis Balliu në MCN Live duke folur për situatën në të cilën ndodhet aktualisht Partia Demokratike u shpreh se ajo aktualisht është duke u organizuar dhe përgatitur për zgjedhjet.

Ai tha se në PD kandidatët do të zgjidhen përmes primares pasi në këtë parti zgjedh vota. Sipas tij përballë PD ka një qeveri të zhytur në krim prandaj do të vijojë betejën me denoncimet e forta të vjedhjes nga qeveria dhe bashkia.

PD sot është në kuadër të riorganizimit po bëhemi gati për zgjedhje dhe kemi lëvizur në çdo njësi të Tiranës dhe Durrësit, kemi bërë disa procese zgjedhore. Proceset po ecin mirë, ka garë dhe ajo që ka rëndësi është organizimi sa më i shpejtë në ato 20 degë tani jemi drejt përfundimit të këtij procesi dhe ka filluar riorganizimi i çdo sesioni në të gjithë Shqipërinë.

Ka disa kërkesa të tilla për të dalë me një qeveri në hije, mendoj se është një ide e mirë por përpara gjithçkaje është garancia për votën, për programin tonë, alternativën tonë dhe përpos të gjithave duhet të kemi dhe zgjidhjen sepse kjo qeveri është e mbaruar dhe degraduar dhe s’ka sorosistë që mund ti mbrojë dot këta.

Veliaj është shembulli më i pastër i asaj që krijon kjo qeveri, llum, krim, vjedhje, këtë prodhon PS dhe Veliaj është projektimi i saj, ndërsa shembulli ynë është mbrojtja e qytetarit dhe denoncimet publike. Do të kemi denoncime të tjera të forta për mashtrimet dhe vjedhjet që ka bërë qeveria dhe bashkia dhe PD nuk do të ndalet deri në zhdukjen e tyre.

Më tej ai sqaroi se në PD listat do funksionojnë me anë të primareve, kush merr votat do kandidojë të gjithë kanë ambiciet e veta por të gjitha kontributet që demokratët japin është i lidhur me kontributin e kolegut se asgjë nuk bëhet vetëm.

Kemi figura të reja në PD dhe këta zgjidhen përmes votës. Ne e kemi me primare sepse tek ne zgjedh vota. Mendimi im është që në këtë situatë ku jemi është një betejë mes të mirës dhe të keqes por nuk është një betejë a ka përftim politik nga dosja 5D, çështja është se këta duhen larguar se nuk ndalojnë dot së vjedhuri.

Mbajtja peng e vulës është një turp, qytetarët nuk e votojnë më këtë qeveri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy