OSBE, Soreca e Varhelyi urojnë qeverinë e re “Rama 3”

OSBE, Soreca e Varhelyi urojnë qeverinë e re “Rama 3”

Fill pas zyrtarizmit të mandatit të ri të qeverisë Rama3, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë(OSBE) ka uruar kabinetin e ri qeveritar nё betimin e saj pёrpara Presidentit.

Prezenca e OSBE-së i shprehu urimet më të mira Qeverisë shqiptare me rastin e betimit të saj në detyrë para Presidentit të Republikës.

“Shqipëria ka një qeveri të re dhe shtysa të reja politike për të çuar përpara agjendën kombëtare dhe për të sjellë ndryshime të mëtejshme. Prezenca është e gatshme të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale dhe presim me padurim të çojmë përpara angazhimet ekzistuese si dhe të nisim të reja si këto, me synim adresimin e nevojave të vendit tonë pritës, në përputhje me mandatin tonë, në fushat e identifikuara si përparësi nga Qeveria në programin e saj të shpallur së fundmi: përfundimi i reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimi i sektorit të sigurisë në vend, reforma zgjedhore. Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit. Prezenca ka nderin që të jetë një partner i vendosur në avancimin e agjendës së reformave të Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e OSBE-së. 

Ambasadori i BE në Shqipër ka uruar Kryeministrin Rama dhe anëtarët e kabinetit të ri qeverises për marrjen e detyrës.

Soreca shfrytëzoi një status në tëitter për të përgëzuar Këshillin e Ministrave pas betimit në Presidence dhe mbajtjes së mbledhjes së parë.

 “Përgëzimë Kryeministrit Rama dhe qeverisë së re. Ne presim që integrimi në BE dhe reformat e ndërlidhura me të, të jenë në axhenden e qeverisë. Koordinimi ndërinstitucional është element kyc për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, shkruan kryediplomati i BE, në Tiranë.

Ndërsa Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në urimin e tij u shpreh se, “pret me padurim të punoj me qeverinë e re dhe pret gjithashtu që sundimi i ligjit të shfaqet në rend të parë në agjendë”.

“Dialogu konstruktiv politik dhe koordinimi i fortë kyç për pranimin në BE”, deklaroi Varhelyi. Edhe ky i fundit e publikoi përgëzimin e tij në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy