Tensione në veri/ Policia në Kosovë asiston kryetarët e komunave serbe të hyjnë në objektet komunale

Tensione në veri/ Policia në Kosovë asiston kryetarët e komunave serbe të hyjnë në objektet komunale

Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbudhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, ku raportohet se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Ndryshe, sirena të alarmit janë dëgjuar të jenë lëshuar sot në katër komunat në veri, raportojnë mediat në Kosovë.

Qytetarët serbë janë mbledhur para ndërtesave komunale në Zubin-Potok, Leposaviq e Zveçan, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesë.

Policia e Kosovës ka thënë se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka thënë se po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Ndryshe, kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës nga disa persona.

Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.

Përveç Zubin Potokut, alarmi është lëshuar edhe në komunat e tjera, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy